Categories
Genel

Video ironike/ Berisha vret Hajdarin, Haklajn, Olldashin, ja ç’ndodh me gazetarin Artan Hoxha

Në të Sali Berisha është vendosur në rolin e një përbindëshi në Hënë, i cili vret pa mëshirë tre astronautë. Këta janë sipas rendit, i ndjeri Azem Hajdari, ekzekutori i këtij të fundit Fatmir Haklaj, i vrarë gjithashtu, dhe Sokol Olldashi, i vdekur në një aksident automobilistik.

Hajdari dhe Olldashi kanë qenë dy kandidatura kyçe që shiheshin si konkurrues potencialë për të marrë udhëheqjen e Partisë Demokratike. Ndërsa Fatmir Haklaj, është pjesë e një familjeje tropojane nga Kërnaja, e cila është shuar thuajse tërësisht nga lufta mes bandave e nisur që më 1997 dhe pjesa e mbijetuar e anëtarëve të saj ndodhen me strehim politik në Suedi.

Atyre iu dogj edhe kulla në fshatin ku jetonin.

Video mbyllet me gazetarin Artan Hoxha, që ka debatuar së fundmi me Berishën në një emision televiziv.

Hoxha ndodhet i fshehur pas një shkëmbi dhe Berisha nuk e sheh fillimisht.

Por kur Berisha po largohet, Hoxhës i shpëton një tingull akut, çka tërheq vëmendjen e ish-kryeministrit.

Këtu video përfundon duke e kthyer në një thriller fundin…