Categories
Genel

Krijesa që po çmend Kinën, askush nuk e kupton se çfarë është (VIDEO)

Një peshk i çuditshëm është bërë viral në internet për shkak të kokës së pazakontë që e ka si të “zogut”.
Disa thanë se koka e peshkut duket si një kokë e një pëllumbi ose një papagalli, ndërsa të tjerë argumentuan se ajo i ngjan më shumë me atë të një delfini.

Videoja e peshkut të çuditshëm është filmuar në Kinë.

What exactly is this? Odd fish with a BIRD-shaped head stuns the internet on Vidnews.

Categories
Genel

Lexojeni tani, dhe jeta juaj do ndryshojë përgjithmonë

Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me tu ulur, ai u tha:”Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar.

Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa. Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit. Secila klasë ka 30 nxënës. Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë, pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.”

Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej. Madje, rezultatet kishin një rritje prej 20 – 30 % nga një vit më parë në rang rajonal.

Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re. Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin, ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë. Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë., gjë të cilën nuk e duam.”

Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi. Ai u tha:”Më lejoni kolegë të nderuar që tu tregoj të vërtetën si qëndron puna. Në fakt, këta 90 nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.”

Tre mësuesit shikonin njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Dikush tha:”Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!!!”

Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj:”Tani më lejoni tu tregoj të vërtetën tjetër. Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht. Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.”

Mësuesit pyetën të tre njëzëri:”Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”

Drejtori u tha:”Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë. Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan. Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”

Morali:

Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten. Ai që ka frikë nga lugetërit, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas. Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja.

Categories
Genel

Befason moti, ja çfarë do ndodh në 2 javët e para të Gushtit

Ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë bërë një parashikim duke marrë shkas nga situata e krijuar në Evropë ditët e fundit nga zjarret në pyje.

Siç dihet, në disa rajone të Evropës si në Britaninë e Madhe, Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën, duke arritur kulmin në Greqi.

Ekspertët e Gjeoshkencave thonë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive. Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.

Në vijim situata pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit. Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.

Ekspertët kanë publikuar edhe pamjet mbi anomalitë e reshjeve që priten deri më 19 gusht duke iu referuar ECMËF, shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja.

Categories
Genel

Ata duheshin shumë, por babai i saj nuk ja jepte për grua edhe pse ajo mbeti shtatëzanë. Ajo që ndodhi 56 vite më vonë do t’ju përlotë..

Dennis dhe Karen në vitin 1959 ishin të lidhur dhe gjithashtu ishin shumë të dashuruar. Ajo ishte pesëmbëdhjetë vjeçe dhe ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç.

Ata kalonin të gjithë ditët duke ecur së bashku, por në ato ditë nuk ishte shumë e lehtë për të jetuar një marrëdhënie shumë të lirë, sepse gjithmonë kishte nevojë për miratimin e prindërve.

Në fakt në atë kohë, Karen mbeti shtatzënë dhe të dy, ajo dhe i dashuri i saj donin ta mbanin foshnjën. Megjithatë, prindërit e vajzës besonin se nuk ishte gjëja e duhur për të bërë dhe nuk donin që vajza e tyre të martohej me Dennis-in. Për këtë arsye, në fund, Karen u dërgua në një shtëpi për “nënat e pamartuara” dhe atje, lindi vajzën e saj, të cilën infermieret ia morën menjëherë.

Dennis, i cili kishte mbetur në shtëpi, shkonte çdo ditë në shtëpinë e prindërve të të dashurës së tij për të kërkuar dorën e saj, por çdo herë babai i vajzës u plaste derën në fytyrë.

Pas gjithë kësaj, vajza shkoi në universitet dhe djali u bashkua me ushtrinë, por përkundër distancës, ata vazhduan të flisnin dhe të ishin të dashuruar me njëri-tjetrin. Kur Dennis u lirua, disa vjet më vonë, ai u kthye në shtëpi dhe u përpoq përsëri të pyeste babanë e vajzës, nëse ai mund t’i jepte dorën e vajzës së tij. Babai padyshim nuk pranoi dhe madje kërcënoi se nuk do të paguante pagesat e kolegjit të vajzës nëse vazhdonte të dëgjonte më për Dennis-in. Pra, në fund, ata të dy vendosën të largoheshin dhe të merrnin shtigje të tjera. Në fakt, ata u martuan me njerëz të tjerë.

Por dekada më vonë, erdhi dita kur Dennis u divorcua dhe Karen ishte e ve. Një mbrëmje, ai ishte duke luajtur me shokët dhe i bënë atë pyetjen: “Nëse do të mund të kaloje një orë me këdo në botë, cila do të ishte zgjedhja jote?”. Nga të gjithë njerëzit, Dennis-i tha emrin Karen dhe këtë here e mori atë si një shenjë.

Ditën tjetër, ai gjeti të gjitha informacionet rreth gruas dhe nisi ta kërkonte.

Pastaj, kur panë njëri-tjetrin përsëri, ata të dy e kuptuan se shkëndija kurrë nuk ishte shuar. Në fakt, pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh, Karen dhe Dennis u martuan në janar 2015 dhe madje filluan të kërkonin vajzën e tyre.

E gjithë familja është bashkua dhe sot janë shumë të lumtur!

Categories
Genel

Mot i paparë, çfarë pritet nga 29 korriku në 5 gusht?

Nëse deri më sot jeni ankuar për motin shumë të nxehtë dhe temperaturat e larta, mund t;ju themi që jeni qarë kot.

Sipas Metaoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan, të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri.

Periudha 29 korrik – 5 gusht, pritet të shënojë vlerat termike më të larta të vitit; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verë.

Në atë periudhë ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.

Categories
Genel

Nëse tërmetet do të çajnë digat, mësoni skenaret e përmbytjes në Shqipëri

Tërmetet, sasitë e mëdha të reshjeve, rrëshqitjet e masave të mëdha të dheut apo avaritë në portat e shkarkimit apo turbina janë të gjitha arsye që shërbejnë për të ndërtuar një plan emergjence për një hidrocentral.

KESH bëri me dije se aktualisht Kaskada e Drinit, burimi kryesor energjetik në vend, është tërësisht e mbuluar me plane emergjencash dhe gatishmërie të cilat sanksionojnë nga katër skenarë për secilin prej HEC-ve, Fierzën, Komanin dhe Vaun e Dejës.

Ky skenar bazohet kur ndodhin: a) tërmete me magnitudë 3-7 shkallë Rihter; b) ndërprerje disa orëshe e punës së turbinave dhe pajisjeve të rëndësishme të monitorimit të tyre ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit c)mosfunksionim i pajisjeve matëse të monitorimit të digave; d)veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës; e) situata emergjente të skenarit 1 në digën e Spillje; f) prurje të mëdha me përsëritje më shumë se 1 herë në 20 vjet ose kur mblidhet Komisioni i Posaçëm i Menaxhimit të Plotave.

Skenari tjetër është ai që vlerësohet si 1 dhe zbatohet në rastet kur ndodhin:

a) Prurje të mëdha me përsëritje 1 herë në 100 vjet që kërkojnë shkarkime të mëdha. b) Ndërprerje të gjata të punës së turbinave për shkak të dëmtimeve të rënda teknologjike ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit. c) Filtrime të mëdha mbi normat e lejuara në diga. d) Rrëshqitje të ngadalta të masiveve jo të qëndrueshme pranë digave.

e) Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës. f) Situata emergjente të skenarit 2 në digën e Spillje

Skenari 2

Kjo skemë do të zbatohet ne këto raste, kur ndodhin:
a- Prurje te mëdha qe mund te ndodhin me përsëritje me shume se një here ne 1000 vjet. b- Defekte dhe dëmtime te mëdha qe shoqërohen me filtrime apo lëvizje dherash qe mund te kontrollohen nga aplikimi i masave teknike te përshtatshme.

c- Defekte te renda te turbinave qe rrezikojnë punën normale. d- Defekte te renda te portave te shkarkimit ose mosfunksionimi i tyre. e- Rrëshqitje te menjëhershme te masiveve ne afërsi te digave. f- Tërmete me mahnitute mbi 7 shkalle Rihter. g- Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik te larte për sigurinë e digës. h- Situate emergjente te skenarit 3 ne digën Spillje.

Skenari 3
Kjo skemë do të zbatohet në rastet kur probabiliteti i dëmtimeve të digës dhe HEC-it është i lartë dhe praktikisht është e paevitueshme të parandalohen përmbytjet e gjeneruara nga këto dëmtime.

Kjo skemë zbatohet në këto raste:
a- Prurje më të mëdha të mundshme (PMF) b- Dëmtime shumë të renda të digës të cilat janë të paevitueshme parandalimi i përmbytjeve. c- Defekte shumë të rënda të turbinave dhe portave të shkarkimit. d- Tërmete me përsëritje 1 herë në 10.000 vjet që shkaktojnë dëmtime, çarje të digës. /monitor.al

Categories
Genel

Paralajmerimi i frikshem per rrezatimin dhe telefonat gjate eklipsit, ja si qendron e verteta

Pasditen e sotme në vendin tonë ka qarkulluar një mesazh në Facebook dhe Instagram ku bëhet thirrje që telefoni të fiket në orën 00:30 deri 3:30. Në paralajmërim thuhet “se planeti do të ketë një rrezatim shumë të lartë dhe duhet të fikni me patjetër telefonat dhe tabletat dhe ti largoni nga vetja.”

Komentuesit janë në panik sepse thuhet se lajmi është njoftuar nga një televizion i Singaporit dhe se shumë shpejt do ta konfirmoj dhe Google.

Por me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se lajmi është totalisht i rremë sepse ka vite që shpërndahet në internet për vite me radhë, të paktën që prej vitit 2014, dhe më pas në eklipsin e 2017.

Categories
Genel

Veza kthehet në kryefjalën e verës, ja sa i ka kushtuar në Dhërmi kjo pjatë pedagogut nga Tirana

Veza apo omleta është kthyer ne kryefjalë këtë verë qëkur nisën të qarkullojnë në rrjet disa fatura me çmime të kripura.

Sakaq, në vazhdën e këtij debati, pedagogu nga Tirana Romeo Hanxhari ka publikuar faturën e një hoteli në Dhërmi, ku e gjithë pjata i ka kushtuar 2 mijë lekë të vjetra.“Në Dhërmi, kjo pjata këtu me 2 vezë, djathë, salçiçe, e pakëz sallatë kushton 200 lekë.

Omeleta e thjeshtë (2 veze të rrahura) kushton 100 lekë. Omeleta e mbushur me djathë e sallam e pak sallatë kushton 300 lekë.
Tani më falni, po pse qenka shtrenjtë?!”, shkruan profesori i cili pushimet e veta ka zgjedhur t’i bëjë në jug.

Categories
Genel

Rrufe, stuhi dhe përmbytje, ekspertët japin alarmin

Autoritetet kanë dhënë alarmin këtë të premte në Britani, pasi pritet që disa pjesë të vendit të përfshihen nga moti i keq, me rrufe e përmbytje.

“Rreziku për përmbytje është i lartë dhe kjo mund të ndodhë në një kohë të shkurtër. Edhe rreziku për rrufe dhe erëra të forta do të jetë gjithashtu i lartë”, paralajmëroi Zyra Meteorologjike në vend.

Caroline Douglass, nga Agjencia e Mjedisit tha se pritet që pjesa dërrmuese e Anglisë lindore të përfshihet nga stuhi të fuqishme dhe shira të rrëmbyer.

Sipas saj, duke qenë se periudha e fundit ka qenë kryesisht e thatë, shiu i dendur nuk do të qëndrojë në sipërfaqe të thata, duke vërshuar drejt lumenjve dhe duke rritur me shpejtësi nivelin e këtyre të fundit.

Të enjten Britania përjetoi temperaturat më të larta që prej vitit 2015, duke arritur deri në 37 gradë Celcius. Megjithatë duket se vera përvëluese tashmë rrezikohet nga përmbytjet./tvklan.al

Categories
Genel

TURP/ Mërgimtari kosovar – Ketu ne Kosove jane dembela te gjithe, nuk e dojne punen askush, jane mesuar me i mbajte na

Mërgimtari: Këtu në Kosovë janë dembela, nuk e dojnë pu,nën, janë msu mi mbajt na.Mërgimtarët tashmë kanë nisur pushi,met e tyre në vendlindje-Bashkatdhetarët janë të lumtur që po vi,jnë dhe presin të kalojnë mirë.Por, një nga ta tërho,qi vëmendje me deklaratën e tij se në Kosovë njer,ëzit nuk duan të punojnë dhe dëshirojnë të fitojnë pa u lodh,ur.Këtu në Kosovë janë dembela, nuk e dojnë pun,ën, janë msu mi mbajt na, tha mërgi,mtari për T7.