Categories
Genel

Ish-eprori i lartë i UÇK-së “gozhdon” Haradinajn pasi e quajti Kurtin si mashtrues: Zbulon prapaskenat e takimit me Milan Radojiciç

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i ka reaguar ashpër kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Miftari i ka reaguar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit mbrëmë në një intervistë e ka quajtur kryeministrin aktual, Albin Kurti si mashtrues.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së i ka bërë me dije Haradinajt, se është ai që ka autorizuar Thaçin për dialog me Vuçiqin, dhe se është pikërisht ai që ka pritur deri në orët e hershme të mëngjesit bandën e Beogradit të Milan Radojiciç për të krijuar atëbotë koalicionin qeverisës me Listën Serbe.

Ja shkrimi i tij:

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari
Foto galeri

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë,Haradinaj thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues!

Paska fol nga shpati prapë komandant Sandviçi, mu ka bëre pos me qen sikurse astrologjia zonja Meri,i ka mbet shumë dëshirë posti mu bë Presidentit i vendit dhe i vjen tani inati se paret e Urave të Magjistrales me Pal Lekajn nuk i merr më sikurse i ka hangër parat e Qakorrit dhe e dhjetëra mijëra Sandviçë.

Komandant Sandviç; kush e braktisi opozitën 5 min para mesnatës mu bë kryeministër dhe me e nënshkruar demarkacionin me Cerrnagoren.!.Kush nuk guxoi të shkoi në dialog me Serbinë, por e delegoi Hashim Thaçit mikun e Vuçiqit, edhe pse kushtetuta thoshte ndryshe.Kush priste deri ora 1 të pas mesnatës bandën e Beogradit të Vuçiqit e dostit tuaj Radojçiqit listën Serbe me bë qeverinë bashkë me ta!

Kush vodhi miliona euro dhe grabiti qindra hektar të Kosovës e blerë kinse me nga disa centë. Eh more Ramush po poshtë të ka ra katundi e patriotizmi me bateria mos harro kurrë se ndoshta z. Albin Kurti mundet me qenë ndoshta njeriu më i keq në Kosovë në të ardhmen, por nuk je profet as ti as ne që ta dimë të ardhmen por një e dimë mirë dhe e besojmë se Albin Kurti nuk eshtë mashtrues, gënjeshtar, hajn e kriminel sikurse që jeni ju shumica nga ish pushtetarët e 20 viteve të fundit.