Categories
Genel

EKSKLUZIVE / E papritur nga Qytetaret – Ja me ke jane me te kenaqur me Kryeminstrin apo Presidenten

Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e presidentes, kryeministrit, Qeverisë dhe Kuvendit ka shënuar rritje krahasuar me një anketë të dhjetorit të vitit 2020.

Këto janë të gjeturat e edicionit të 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, i prezantuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.Këto gjetje tregojnë për një rritje të madhe të kënaqëshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekz.eku.ti.ve, legj.isl.at.ive dhe gjy.qës.ore të Kosovës, krahasuar me një ank.etë që ishte realizuar në dhjetor të vitit 2020.

Sipas UNDP kjo paraqet nivelin më të lartë të kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës të regjistruar ndonjëherë nga anketat e Pulsit Publik.Niveli më i lartë i kënaqshmërisë prej 63.7% është regjistruar me punën e Presidentes së Kosovës, krahasuar me 33.9% të regjistruar në dhjetor 2020.