Categories
Genel

Shiti makinën e vet për të shkolluar vajzën, pas 21 vjetësh, e bija i bën një dhuratë që e preku (VIDEO)

Zotëri Harmen e kishte shitur veturën e tij Ford 2D e prodhuar në vitin 1936 për t’i mbuluar shpenzimet e studimeve të vajzës së tij.

Makina Ford 2D e vitit 1936 ishte objekti më i shtrenjtë që kishte qëkur ishte 16 vjeç, por më pas ishte detyruar që ta shiste pasi duheshin para për studimet e vajzës së tij Stephanie.

Vajza e tij, Stephanie, e dinte shumë mirë dhe kështu u vu në kërkim të makinës së të atit, ku pas shumë vitesh e gjeti dhe e ribleu. Pas disa muajsh nga blerja, organizoi një surprizë shumë të bukur në mënyrë të fshehtë bashkë me të mamanë, 21 vjet pas shitjes së makinës së të atit.

Videoja e postuar në Youtube nga vetë Stephanie shihet se si babi i saj u gëzua dhe u emocionua aq shumë nga surpriza e vajzës.

Categories
Genel

E mbani mend ”Tilin” tek filmi shqiptar , “Shoku ynë Tili”, shikoni si duket aktori sot!

E kush nuk e mban mend filmin shqiptar “Shoku ynë Tili” një ndër filmat më të dashur. Por sigurisht që mbani mend edhe djaloshin e vogël Tili, i cili karakterizoheshe më një sjellje aventureske, rrëmujaxhi, dhe i shkathët.

Sot ai është rritur shume që prej asaj kohe, bëhet fjalë për 38 vite më parë. Aktori quhet Arben Latifi, e cila do të mbetet ikona e kinematografisë shqiptare. Filmi i tij i parë “Lundrimi i parë” ishte më 1984 me një rol tepër të rëndësishëm i cili preku asokohe zemrat e audiencat.

Ai u largua nga Shqipëria para shumë kohësh edhe jeton aktualisht në Gjermani së bashku me familjen e tij. Por nuk ka ndryshuar për sa i përket flokëve biond që kishte ne film asokohe e tani që është në një moshë të madhe. Shikoni fotot e mëposhtëme:

Categories
Genel

Flori Mumajesi i ‘zhytur’ në borxhe dhe probleme të mëdha financiare? Reagon Stresi: Nuk do ta harroj kur…

Kantautori Flori Mumajesi prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë. Ai është përfolur se ka probleme financiare me bizneset e tij dhe është zhytur në borxhe. Kjo mendohet se mund të jetë dhe arsyeja pse kantautori është shkëputur nga muzika dhe nuk është aktiv prej disa kohësh në skenë.

Rreth dy orë më parë, një ndër miqtë më të mirë të Florit, reperi Stresi ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqen të dy dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër prekëse.

‘Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelsi i suksesit tani po eci vetë por pa harruar se kush më ndihmojë. Më mungon’, shkruan Stresi.
Nuk dihet nëse kjo është një mbështetje publike për këtë periudhë të vështirë që po kalon Mumajesi, apo Stresi ka shprehur mirënjohjen, pas daljen nga burgu dhe rikthimit në muzikë.

Kujtojmë që bizneset e Flori Mumajesit, sipas dokumenteve në QKB, janë Delivery. Te ‘Proper Pizza Deivery’, vjet në gusht u vendos sekuestro konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria.

Edhe tek biznesi ‘Proper Pizza Production’ ka ndodhur e njëjta gjë. Në maj të këtij viti është vendosur nga Përmbarimi sekuestro konservative mbi kompaninë, si një palë debitore, raporton Panorama Plus.

Categories
Genel

Sa e paguante Enver Hoxha mjekun e tij personal? Do habiteni kur ta mësoni

Shpesh mendohet se personat që kishin një lidhje të ngushtë me Enver Hoxhën, e ata që punonim për të, shiheshin si ata që kishin privilegje dhe një pagë më të lartë se pjesa tjetër e shoqërisë së asaj kohe.

Por e gjitha kjo, mësohet të ketë qenë e pavërtetë. Mjeku personal i Enver Hoxhës rrëfen se ai është paguar aq sa janë paguar edhe mjekët e tjerë.

“U krijua një strukturë që ishte Drejtoria e Dytë që ishte me sigurimin e udhëheqjes, e cila duhet të ketë sugjeruar krijimin e Bllokut si vend për ta pasur më lehtë ruajtjen e tyre në grup sesa veç e veç. Ishte Drejtoria e Pritjes, që kujdesej për banesat, për veshjen, për ushqimin e udhëheqjes, pra për nevojat jetësore. Dhe ishte një strukturë e klinikës speciale. Ishte shumë interesant fakti që të tria këto struktura vareshin nga ministri të ndryshme. Struktura e mbrojtjes dhe e sigurimit varej nga Ministria e Brendshme, struktura e pritjes varej direkt nga kryeministria, nga një zëvendëskryeministër, kurse klinika speciale varej nga Ministria e Shëndetësisë. Kështu që te ne aplikoheshin të njëjtat paga dhe i njëjti sistem si për të gjitha poliklinikat e vendit. Mjeku në Bllok nuk kishte rrogë më të lartë, por sipas skemave që ishin në atë kohë për të gjithë mjekët”, u shpreh Kalo.

Categories
Genel

Emocionuse: Nusja shqiptare surprizohet nga motra ditën e dasmës

Një video shumë emocionuse nga një dasmë shqiptare po bën xhiron e rrjetit së fundmi. Një vogëlushe ka vendosur ta surprizojë të motrën ditën e dasmës duke i kënduar një këngë prekëse.

Sapo e motra nisi të këndonte, nusja nuk i mbajti dot lotët. “Motër qofsh e lumtur, të mirat e kësaj bote t’i uron motra jote”, këndonte Dea. Ndiqni videon e mëposhtme që me siguri do t’ju prekë edhe ju shumë.

Categories
Genel

Mbyllet ‘E Diela Shqiptare’ pas 11 vitesh, Ardit Gjebrea bën rrëfimin e vecante dhe prek të madh e të vogël

Ka përfunduar edhe për këtë vit sezoni i programit ‘E Diela Shqiptare’. Përmes një statusi në Instagram, producenti i programit, Ardit Gjebrea ka bërë disa falenderime duke nisur nga stafi deri tek shikuesit.

Ai shprehet se familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Kujtojmë që ‘E diela shqiptare’ mbush plot 11 vite që shfaqet në ekranin e Tv Klan. Statusi i plotë: #edielashqiptare sot përfundoi vitin e 11të. Mirënjohja ime është për skuadrën që punon me pasion, besim dhe dashuri, për skuadrën që nuk tha një herë: u lodha, nuk bëhet…

Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty edhe kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri tjetrin. E nëse them që ne jemi familja e madhe e të dielës shqiptare, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program.

Dhe së fundi, falënderoj çdo shikues që për 11 vite me besnikëri na ndjek, që ndan me ne gëzimin dhe lotin, muzikën dhe protagonizmin. Sepse kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin.

Çdo telekomandë që mbetet tek #edielashqiptare është shpërblimi i vetëm i mundit të çdo dite. Faleminderit me zemër!

Categories
Genel

Çmenduria e radhës në Dhërmi/ Kosovari vë duart në kokë kur sheh faturën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi. Vendi, i cili njihet për çmimet e kripura, këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.

Një pushuesi nga Kosova i ka ndodhur një histori habitëse pasi përveç ushqimit në kupton i kanë faturuar edhe karriget në të cilat ishte ulur.

Ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë.

Në faturë, tavolina cilësohej si “Cover” dhe pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë ulëset për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë.

Arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se edhe në Itali është një gjë e njëjtë. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit nga Kosova ankohen për çmime të larta në vendet bregdetare të Shqipërisë. /Insajderi/

Categories
Genel

Ky ishull në Greqi ju jep shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për të jetuar atje

Nëse keni ëndërruar gjithmonë të largoheni nga shtëpia dhe të jetoni në një parajsë tokësore, atëherë ka ardhur shansi juaj: një ishull idilik grek po kërkon banorë.

Ishulli grek i Cerigotto ose (Antikythera) është njëzet kilometra katrorë, pothuajse tërësisht i paprishur, me ujëra të smeraldta dhe një fshat të vetëm, Potamos, i cili gjithashtu shërben si port kryesor dhe pika e mbërritjes në ishull.

Ky ishull është gjithashtu vendi ku u zbulua një nga kompjuterët më të vjetër mekanike të gjetur ndonjëherë, Makina Anti-Taunt, e ndërtuar rreth viteve 150-100 para Krishtit, mekanizmi i pajisjes së të cilit përdoret për të parashikuar pozicione astronomike, eklipset, orbitat dhe madje shënojnë periudhën katërvjeçare ndërmjet secilës Olimpiadë.

Për fat të keq, Antikythera i ka humbur banorët dhe vetëm rreth dyzet vetë jetojnë aktualisht në ishull. Për këtë arsye, me ndihmën e Kishës Ortodokse, filloi një fushatë ripopullimi, për të gjetur familje të reja, të gatshme për të lëvizur në këtë ishull të vogël, por të bukur.

Procesi i përzgjedhjes është i kujdesshëm dhe i jep përparësi popullit grek, por kushdo që zgjidhet i jepet një shtëpi, një pjesë toke për të filluar një aktivitet bujqësor ose për të ndërtuar një biznes dhe një pagesë mujore prej 500 euro për të paktën tre vjet qëndrimi. Jo keq, duke pasur parasysh se është gjithashtu një vend i bukur.

Nëse dëshironi të jetoni në paqen dhe qetësinë e një ishulli, atëherë Antikythera është vendi për ju. Ishulli është dy orë me traget nga Kreta./topchannel/

Categories
Genel

Njihuni me atletet më çmimin më të shtrenjtë në botë

Një palë atlete Nike të vitit 1972 janë shitur për 437 500 dollarë, duke u bërë këpucët më të shtrenjta në histori. Të emërtuara “Moon Shoe” (Këpucët e Hënës), kanë qenë të dizenjuara për vrapuesit në Olimpiadën e vitit 1972. Vetëm 12 prej tyre u prodhuan.

Atletet i bleu një biznesmen kanadez, i cili njihet si blerës i atleteve të rralla. Çmimi fillestar i tyre ishte 160 000 dollarë. Rekordi i mëparshëm i atleteve më të shtrenjta ishte vendosur në vitin 2017, kur një palë atlete Converse të përdorura nga Michael Jordan në finalen e basketbollit të Olimpiadës 1984, u blenë për 190 373 dollarë.

Categories
Genel

Nipi nuk dilte për asnjë minutë nga shpia se luante playstation, ja si ia punon gjyshi (Video)

Një video virale në internet, tregon momentin kur një gjyshi i ka ardhur tek hunda fakti se nipi i tij luan tërë kohës me Playstation. Në video, shihet se si pas një debate me tensione të larta, gjyshi merr çekanin dhe pa menduar dy herë, e shkatërron pajisjen e lojës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ai e theu edhe tavolinën. E nipi i tij, nuk ka çfarë të bëj veç se ta shikojë tërë skenën. /GazetaExpress